Nga sot Avokati i Popullit ka nisur punën per vlerësimin e kandidateve per organet e vetingut. 101 aplikante kane plotësuar dokumentacionin e tashme do t’i nënshtrohen kontrollit nëse i plotësojnë apo jo kriteret ligjore. Vlerësimi i kandidateve do te kryhet brenda nje jave nga Avokati i Popullit, ne bashkëpunim me Operacionin Ndërkombëtar te Monitorimit. Pasi avokati i popullit te publikoje emrat e aplikanteve qe i plotësojnë kriteret dhe emrat e atyre qe nuk i plotësojnë kriteret, i takon eksperteve ndërkombëtare qe te bëjnë kontrollin e tyre. Pasi te përfundoje vlerësimi nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, lista e aplikanteve per organet e vetingut mbërrin per t’u votuar ne parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *