E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

ONM kërkon “kokën” e Prokurorit Besim Hajdarmataj

Operacioni Ndërkombëtar I Monitorimit ka kërkuar nga Komisioneri Publik që të ankimojë vendimin e shkallës së parë të vettingutg për prokurorin Besim Hajdarmataj.

Prokurori I njohur I krimeve të rënda u rikonfirmua në detyrë nga KPK, mirëpo tashmë vjen qëndrimi I ONM-së që mesa duket do të vërfë në lëvizje Komisionerin Publik.

Ankimimi  që pritet të të paraqesë Komisioneri Publik në lidhje me Hajdarmatajn , do të shqyrtohet më pas nga Komisioni I Posacëm I Apelimit.

Në datën 16.10.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Ndërkohë në datën 4.12.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të z. Besim Hajdarmataj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë