Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja duket se nuk e ka përfunduar betejën me Vetingun. Operacioni ndërkombëtar i monitorimit kërkon apelimin e vendimit të Komisionit të Vetingut, i cili rikonfirmoi në detyrë kreun e kushtetueses.

 

Në të njëjtën datë kur u dha vendimi, ONM i paraqiti komisionerëve publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë, mësohet se komisionerët publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e operacionit ndërkombëtar të monitorimit.

 

Afati i fundit për të paraqitur ankim nga komisionerët publikë është data 28 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *