Subscribe

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim  reagoi pas kerkeses së Operacionit Nderkombetar te Monitoriomit për të apeluar vendimin e Komisionit te pavarur te Kualifikimitm për prokuroren Elizabeta Imeraj. Duke e mbështetur këtë qëndrim, Ambasadorja beri thirrje që t’i jepet fund modeleve të vjetra që dëmtojnë Shqipërinë, duke paralajmëruar se i gjithë procesi do të ndiqet me vëmendje.

 

Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodh më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi, ose siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, për të devijuar përpjekjet duke sulmuar procesin e vetingut dhe duke shpifur për vëzhguesit ndërkombëtarë? A do t’i shërbejnë media publikut dhe do ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të pranojnë të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër?

 

Ambasadorja e SHBA-se edhe njëherë konfirmoi se vendi i saj do të jetë në krah të Shqipërisë, gjithnjë.

 

Tani është koha të tregojnë guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Koha që Shqipëria të ecë përpara, hap pas hapi. Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju.

 

Edhe kreu i delegacionit te BE-se ne Tirane, Luigi Soreca ka reaguar pas kësaj kerkese duke shprehur mbështetjen dhe duke shpresuar qe Kolegji Apelimit ta rishoh me integritet dhe panaeshmeri ceshtjen duke marr ne konsiderate edhe ceshtjet e ngirutra ne rekomandimin e ONM-

 

Më 1 Prill Elisabeta Imeraj mbylli procesin e vetingut, duke kaluar me sukses të treja kriteret: atë të pasurisë, sjelljes profesionale dhe pastërtine e figurës. Por ky vendim nuk i bindi ndërkombëtarët që kërkuan apelimin. Ata pretendojnë se Imeraj duhet të hetohet sërish për pasurinë dhe integritetin. Vendimi tashmë i takon komisionerit publik i cili duhet të shprehet brenda 15 ditëve.

 

Përplasja mes Elisabeta Imerajt dhe përfaqësuesit të ONM Teo Xhakobs është një nga më të gjatat dhe më të fortat që ka shoqëruar procesin e vetingut. Ai ngriti dyshime për pasurisë e prokurores e sidomos, lidhur me pretendimet se ajo kishte vënë njerëz të përgjonin e ti bënin shantazh një përfaqësuesi tjetër të ONM-se.

E ndërsa Imeraj ende nuk i kishte mbyllur ende llogarite me Vetingun, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha asaj një mandat tre vjeçar në krye të prokurorisë së Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *