Subscribe

Edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për reformën në drejtësi sugjeron shtyrjen e afatit të organeve të vettingut për një periudhë të caktuar kohore.

 

Në një qëndrimin të sajin ONM-ja thotë se për të ruajtur integritetin e procesit të vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve të mbetur është e këshillueshme që ai të kryhet deri në fund nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

 

ONM

Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është e një rëndësie të madhe që të gjitha rastet e verifikimit në pritje të përfundojnë në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit. Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar kohore e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publik. Kjo do t’i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi.

 

As në sugjerimin e ONM-së dhe as në kërkesën e socialistëve nuk artikulohet qartë përse vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet ta vazhdojnë, dy institucionet e dala nga reforma në drejtësi, KLP dhe KLGJ siç është e parashikuar në kushtetutë, por kërkohet zgjatja e afatit duke e ndryshuar atë.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Ka qenë një rekomandim edhe i atyre që monitorojnë reformën në drejtësi, këtu i referohem partnerëve tanë, EURALIUS dhe OPDAT, ka pasur edhe një rekomandim nga Komisioni i Venecias me nevojën  e ruajtjes së barazisë në një proces dhe në këtë këndvështrim është rekomanduar që ashtu sikurse janë vetuar deri më tani rreth 400 prokurorë dhe gjyqtarë edhe pjesa e mbetur të shkojë përmes të njëjtit proces. 

 

Propozimi i mazhorancës është që afati i organeve të vettingut , të KPK dhe Komisionerëve Publikë, që u skadon në qershorin e vitit të ardhshëm të zgjatet deri në dy vite. Që kjo të arrihet duhen edhe votat e opozitës, pasi për ndryshimet në kushtetutë, kërkohet vota pro e 94 deputetëve dhe socialistët nuk i kanë.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Edhe me rastet e djeshme, të pardjeshme edhe ato që do të vijnë në ditët në vijim, ne kemi bërë mirë si Shqipëri që kemi ndërmarrë këtë ha, dhe Partia Demokratike do të bindet që edhe me ato që do të vijnë që reforma në drejtësi duhet të shkojë përpara.

 

Ajo çfarë kërkohet nga ONM-ja është që ndryshimet në kushtetutë të behën në konsensus me institucionet e përfshira për reformën në drejtësi, duke permendur edhe Komisionin e Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *