Në një epokë që rend drejt digjitales dhe kur interneti është bërë si një natyrë e dytë për shumicën e familjeve shqiptare, nevoja për ndërgjegjësim mbi lundrimin e sigurt online është kthyer në një domosdoshmëri.
Të dhënat e fundit nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit theksojnë se afro 80% e të rinjve në mbarë botën janë përdorues aktivë të internetit.
Këtë pasdite në One Connect Hub, pranë Piramidës, One Albania organizoi një panel me ekspertë të sigurisë në internet, psikologë, prindër dhe influencues të mediave sociale për të diskutuar mbi sfidat në rritje të përdorimit të internetit nga fëmijët dhe adoleshentët.
“One Albania ka hedhur në treg një produkt të ri, quhet One Safe. Është një mjet për t’u dhënë një mundësi prindërve që t’i kontrollojnë, t’u vendosin disa filtra fëmijëve të tyre apo adoleshentëve dhe të jenë sa më të mbrojtur në lundrimin e tyre në botën e internetit”, tha Jonilda Filipi, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun, One Albania.
“Në rastin e vajzës time, gjatë kohës që ka kaluar në rrjetet sociale, materiali duket sikur është i përshtatshëm për fëmijë, por në të vërtetë ka një mesazh shumë më të vështirë për ta, siç është: Nëse i doni prindërit, bëni like te kjo video.” I nxit fëmijët që të trëmben, edhe nëse na duan aq shumë sa mendojmë se na duan. Prandaj mendoj se One Safe është një mjet i duhur për të ofruar sigurinë për fëmijët tanë online”, u shpreh Eneida Bica, blogere.
Drejtuesja e skuadrës së produkteve inovative në One Albania, Eralda Qereshniku, ndau detaje nga shërbimi i fundit i lancuar nga One Albania, One Safe, që kthen sigurinë në internet në realitet. Pa asnjë pajisje apo aplikacion shtesë, One Safe bën një filtrim të kujdesshëm të përmbajtjes që mund të aksesohet online.
“Forumi i sotëm ishte një takim mes prindërish, fëmijësh, por edhe ekspertësh, me të cilët ndamë mendime dhe prezantuam produktin tonë më të ri, One Safe, i cili mundëson kontroll prindëror dhe mbron nga rreziqet online”, u shpreh Eralda Qereshniku, drejtuese e Skuadrës së Produkteve Inovative, One Albania.
“Prindërit kanë përgjegjësinë më të madhe që të përdorin siç duhet mjetet teknologjike, por mbi të gjitha të kujdesen sesi fëmijët hyjnë dhe përdorin internetin atje jashtë”, deklaroi Megi Koçiaj, neuroshkencëtare, terapiste.
“Më vjen shumë mirë që kompani private si One mendojnë për sigurinë e fëmijëve dhe përmirësimin e botës online”, tha Dena Topi, moderatore.
“Një kompani si One mendon për ne fëmijët dhe adoleshentët, që të jemi sa më të sigurt online”, u shpreh Fladia Topi, moderatore.
Paneli i sotëm shërbeu si një forum edukativ dhe një pikënisje për një bisedë më të gjerë mbi rolin e familjeve, institucioneve arsimore dhe kompanive ofruese të teknologjisë dhe internetit për krijimin e një peizazhi digjital më të sigurt.
/vizionplus.tv