Varianti “Omicron” i koronavirusit është më pak i rrezikshëm se sa ai “Delta”.

 

Ky konstatim është bërë nga shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët përmes një deklarate kanë nënvizuar se edhe pse varianti i ri është më i transmetueshëm në krahasim më atë dominues, simptomat raportohen të jenë më të lehta.

 

Të dhënat paraprake tregojnë se shumica e rasteve ishin asimptomatikë ose me simptoma të lehta deri në mesatare. Në Britaninë e Madhe janë regjistruar 3,137 raste të reja “Omicron”, ndërsa kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar masa të reja për të parandaluar përhapjen.

 

BORIS JOHNSON
KRYEMINISTER I BRITANISE

“Kërkohet një përpjekje e jashtëzakonshme nga shërbimi shëndetësor për të goditur variantin e ri. Kjo do të thotë që të gjitha shërbimet e kujdesit do të fokusohen vetëm në nevojat urgjente klinike dhe vaksinat, ndërsa takimet jo urgjente dhe operacionet me zgjedhje do të shtyhen pas Vitit të Ri.”

 

“Omicron” është konfirmuar në 63 vende, ndërsa sipas shkencëtarëve, pritet të kalojë variantin delta në shpejtësinë e përhapjes në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *