Olti Curri ka rrëfyer historinë e krijimit të tekstit për këngën “Karma” të Anxhela Peristerit, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021.

 

Ai tregoi se tashmë rrethi i njerëzve për të cilin shkruan është zvogëluar shumë. Sipas tij, shkak është kërkesa e këngëtarëve dhe zgjedhja e publikut, për të mos u përqëndruar tek përmbajtja e tekstit të këngës.

 

“Më ra telefoni nga Kledi Bahiti dhe nga Anxhela Peristeri, unë gjithmonë kam qenë selektiv, por tani jam bërë fare. Pasi une shkruaj për një masë njerëzish që po zvogëlohen gjithmonë e më shumë, pasi njerezit nuk duan të vuajne, nuk duan të thellohen në tekst. Duan shpejt e shpejt të arrijne tek emocioni dhe të kercejne. Duan që kënga t’i bëjë të porosisin alkol. Une nuk i bëj dot këto. Unë dua që produkti të më pëlqejë mua si fillim.”

 

Curri u shpreh se tekstshkrimi nuk është burimi kryesor i të ardhurave të tij, e për këtë arsye përpiqet që të jetë selektiv në përzgjedhje.

 

“Por kam disa lidhje miqesore qe duhet të them me kujdes, jo siç ishte Anxhela Peristeri apo Kledi Bahiti që e kam shumë të dashur si kompozitor. Anxhela më kishte thenë prej kohesh dhe unë i kisha thënë po. Në këte festival më ka ndodhur me dy artistë, edhe me Orgesa Zaimin e cila më shkruan dhe unë bëhem gati ta falenderoja t’i thoja nuk kam kohë, ajo më nxjerr një screenshoot ku i kisha thënë këtë vit jo, por vitin tjetër patjetër. Dhe keshtu u ula bëra dy tekste. Kurse me Anxhelen dhe Kledin, sapo u takuam dhe dëgjova këngen, mua m’u kujtua nje servis fotografik te David Lashapel, që digjet shtepia dhe ajo grua rrëmben vetem femijën, jorganin. Me pas nisëm këngën me refrenin. Anxhela në fillim ishte pak skeptike, por Kledi gjithmonë është i hapur ndaj gjërave të reja dhe kështu u ngjiz. Dhe kënga u pelqye shumë shumë. Sepse Anxhela më kujton shumë këngëtaret e brezit të dikurshëm, që si në estraden e fshatit, si në festival kanë madhështi dhe korrektesi.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *