E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Olti Curri : Ja në cilën media do të rikthehesha , por me një kusht

Të gjithë e njohim nga rrjetet sociale por Olti Curri karrierën e tij e ka nisur në radio.  Në vitin 1999 në radio Perla dhe më pas karriera e tij në vitet 2000 Plus2 Radio. “Klithma e Lepurit” apo “Posta e Zemrës” ishin emisionet e atyre viteve që publiku i përqafoi menjëherë, por pas tyre gjithmonë fshihej Olti Curri.

I ftuar në një rrëfim ekskluziv në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus Olti është rikthyer vite mbrapa në karrierën e tij.

Reklamë

Një ndër gjërat më të sukseshme që Olti ka bërë është  edhe radio prej 17 viteve, por tashmë ai është i përqendruar vetëm në blogun e tijë. Por a do rikthehej Olti Curri përsëri në radio?

“Nuk e di nëse do i rikthehesha apo jo. Do i rikthehesha nëse një ditë si Gerry Scotti, si Radio 106  që I ndërtoi radion brenda shpisë. Nësë do kisha një vilë, një dhomë do e kisha shndërruar në radio”- ka thënë Olti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë