E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi betohen para presidentit Meta

Pasi Kuvendi votoi emrat e dy anëtarëve më të rinj të kabinetit qeveritar, në Presidencë u zhvillua pasditen e kësaj të hëne ceremonia e betimit të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Xhaçka dhe Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar të drejtën kushtetuese për të mbledhur Parlamentin në mënyrë që ministrat të fillojnë detyrën pa qenë nevoja të presin përfundimin e pushimeve të deputetëve në 18 janar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë