Olta Gixhari është në pritje të ëmbël dhe lajmin e konfirmoi javën e kaluar me një foto ku shfaqej me partnerin. Për këtë të fundit, aktorja shqiptare deri më sot nuk ka thënë shumë detaje, ndërsa tani në një intervistë tregon sesi u njoh me të.

“Ai nuk do fare të shfaqet. Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbiz-it. Emocionohet kur del ndonjë lajm për mua, bëhet keq. Nuk ka për të dal ndonjëherë në kamera. Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq”, tha Olta.

Ajo tregoi se ata janë njohur për Krishtlindje dhe puthjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas duke qenë se ajo nuk besonte tek lidhjet në distancë.

“Jemi njohur për Krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika-erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte arsyeja pse ika, erdha, shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie”, tha Olta.

Dashurinë do ta kurorëzojnë shumë shpejt, pa ardhur në jetë fëmija i tyre i parë:

“Shumë shpejt do martohemi sa të hapen komunat. Kemi dëshirë të bëjmë një dasmë. Kishim diskutuar të bënim një darkë në Shqipëri, por na u prish plani”./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *