E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Olta Boka nis profesion të ri…shumë larg muzikës!

Këngëtarja e njohur, Olta Boka i ka surprizuar të gjithë mengjesin e kesaj te merkure, teksa publikoi dy foto dhe bëri të ditur se ka nisur përgatitjet për një profesion të ri.

 

Të gjithë e njohim si këngëtaren me vokal të mrekullueshëm që ka realizuar shumë këngë dhe që ka ngritur peshë publikun në festivale të rëndësishme, por Olta ka si synim të bëhet një notere.“Më lejoni të ndaj me ju eksperiencën time më të re me qëllim përvetësimi dhe shndërrimin ne profesionin e ardhshëm.

 

Reklamë

Prej më shumë se 6 muaj synoj të plotësoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent Notere) me dëshirën dhe përkushtimin që një ditë Vula të mbajë emrin Tim si një “autograf” me përgjegjësi për shërbimet jetësore Noteriale”,-shkruan këngëtarja.

 

Siç edhe kuptohet, Olta duket se është në rrugën e duhur për të realizuar ëndrrën e saj.

 

Por me muzikën çdo bëhet? Edhe për këtë pyetje Olta ka një përgjigje. “Muzika është profesioni im i përjetshëm nga i cili s’do mundem të heq dot dorë kurrë”,-ka shkruar ajo, duke qetësuar fansat të cilët pëlqejnë këngët e saj. Kujtojmë se së shpejti, Olta do prezantojë një projekt të ri muzikor./Living

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë