Subscribe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri publike këtë të enjte listën e pikëzimit të kandidatëve për kreun e organit qendror te azkues.

Prokurori Olsian Çela renditet i pari me 459 pikë, në vendin e dytë me në diferencë jo shumë të madhe renditet kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku me 406 pikë, ndërsa  Fatjona Memçaj ne vendin e trete .

Brenda tre ditësh kandidatët do mund të paraqesin ankimimin nese do te kene pakenaqësi ndersa Keshilli i Larte i Prokurorise do ti dergoje listen per votim parlamentit.

 

 

GENT IBRAHIMI

 

KREU I KLP

 

 

“Kemi ndjenjën e lehtësimit. Le ta gëzojmë. Shpresojmë se nuk do të ketë ankime nga anëtarët. Secili pati mundësinë të shprehë vullnetin e vet. Unë besoj se me këtë proces dhamë një shembull për t’iu përgjigjur skepticizmit dhe dyshimet që ka për punën e këshillit. Ky shembull duhet të merret edhe nga kuvendi. Shpresoj që edhe Kuvendit të votojë atë që ne renditëm të parin.Në frymën e Reformës që i mëshon depolitizimit, besoj se Kuvendi do ndjekë të njëjtën linjë. Ligji parashikon se prokurorin e Përgjithshëm e zgjedh Kuvendi. Besoj se në këto kushte nuk është e vështirë për ne”.

 

 

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr 84 vota nga kuvendi, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm zgjidhet ai që është renditur i pari.

 

Te merkuren Këshilli i i Lart i Prokurorise intervistoi në seanca të ndara të tre kandidatët. Secili prej tyre  paraqiti platformat dhe më pas iu përgjigjen pyetjeve për menaxhimin e punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *