Edhe mbrëmja e dytë e takimeve të para të play off në champions league nuk ka kaluar pa rezultate interesante dhe ndeshje emocionuese.

 

Përballja më e fortë dhe e ekuilibruar erdhi nga Zvicra aty ku Jang Boys dhe Crvena Zvezda dhuruan një barazim plot rivalitet 2 me 2.

 

Kampionet helvet kaluan të parët në avantaah me Asare që në minutën e 7 mirëpo Degenek në minute e  18 rivendosi shpejt baraspeshen.

 

Sërbet shkuan me etj duke kaluar në avantazh që në nisje të pjesës së dytë por presioni i të zotëve të shtëpisë dha rezultat teksa Horo barazoi rezultatin në minutën e 76 me penallti duke mbajtur ghjallë shpresat për një kualifikim në sfiden e kthimit në 27 gusht në  Beograd.

Një objektiv të cilin e ka hipotekuar tashmë Olimpiakos. Greket shkatërruan në shtëpi 4 me 0 rusët e Krasnodar.

 

Ndeshje gati perfekte për Olimpiakos që mbylli 1 me 0 pjesën e parë me gol të garsias e pastaj në të dytën shënuan dy herë me Randjelovic dhe pastaj me Podens.

 

Fitore e buikur dhe e rëndësishme edhe e Dinamos Zagreb 2 me 0 në shtëpi ndaj Rosenborg. Petkovic dhe Orsic shënuan të dy në pjesën e parë duke I cuar të qetë kroatet në ndeshjen e kthimit.

Të treja sfidat u transmetuan në tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *