Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qeverisë nga foltorja e Kuvendit.

 

 

Berisha foli me emra teksa iu referua oligakëve të cilët sipas tij nuk dinë ku të çojnë paratë.

 

 

Berisha ka akuzuar edhe minister e qeverisë se po keqpërdoren nga kryeministri Rama.

 

 

“A e dini që vetëm kohët e fundit, janë 330 milionë tenderime me 99.9 %. A e dini ju që ndërtuesi i vilës në pajë, i brendit të Milva Konomit, Edi Ramës, fitoi tenderin me 13 milionë euro me 99.9 %. Njësoj si Sako. Është vëllai i Komandantit të Gardës, për mirëmbajtjen e rrugëve të Korçës.

Por nuk është vetëm ky. Po Salillari që nuk di ku ti çojë parat. Edhe ai me 99.9% mirëmbajtjen e rrugëve të jugut edhe pse shembi rrugën e Borshit, dhe rruga Berat-Çorovodë është copë, copë e ndërtuar prej tij. Edhe ai me 99.9 % i sjell te ju. Po si mund ta sillni ju këtë dekret këtu, pastaj mërziteni ju, mos të na thotë Dulja ‘postolisti’.

Stoli është e mirë shumë në radhë të parë. Mos harroni, mos të ju keqpërdorë Edi Rama për fasadën e tij. Edhe Gadafi mbante 12 roje, por Gedafi, Gedaf mbetej, edhe Rama hajdut është e hajdut mbetet. Jo të marrë 14 gra, por 36 të marrë e ti vendosë ministre, përsëri ai është po kaq. Nuk e shplani dot ju atë. Përkundrazi, keqpërdor firmat tuaja.”- u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *