E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“OKB të largojë trupat nga Libani”, Netanyahu paralajmëron OKB-në: Mos u bëni peng i Hezbollah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka kërkuar organizatës së Kombeve të bashkuara të evakuojë trupat paqeruajtës nga zonat ushtarake në Liban.

Netanjahu tha se Izraeli e ka bërë vazhdimisht një kërkesë të tillë, ndërsa i dërgoi një mesazh sekretarit të OKB, Guterres të cilin vendi I tij e ka shpallur të padëshiruar pak kohë më parë.

Reklamë

“Z. Sekretar i Përgjithshëm,është koha që ju të tërhiqni UNIFIL nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zonat e luftimit. Tërhiqini ata nga zona e rrezikut menjëherë. Refuzimi juaj për të evakuuar ushtarët e UNIFIL-it i bën ata pengje të Hezbollahut. Refuzimi rrezikon jetën e tyre dhe të ushtarëve tanë”, tha Netanyahu.

Në fillim të kësaj jave, trupat izraelite qëlluan mbi selinë e OKB-së në Libanin jugor, duke plagosur dy paqeruajtës dhe një të tretë më vonë gjatë kësaj jave. Sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar përfshirë edhe aletatët më të mëdhenj të ZIraelit.

Kërkesa për evakuimin e trupave paqeruajtëse vjen pas disa urdhrave të tjerë që ushtria izraelite lëshoi mëngjesin e lësaj të diele për zhvendosjen e banorëve të më shumë se 20 fshatrave në jug të Libanit.

E ndërkohë që ushtria lufton me aletatët e teheranit në rajon, mediat amerikane raportojnë se Izraeli është gati për tu përgjigjur sulmit raketor Iranian të 1 tetorit. Në shënjestër të sulmeve pritet të jenë objektiva ushtarake dhe energjitike. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë