Subscribe

Shqipëria ndodhet ne vendin e parafundit ne Europe ne raportin e lumturisë, publikuar kete te hene nga OKB-ja ne diten botërore te lumturisë. Shqiptaret jane ne vend te 109-te ne Bote ne listimin me 155 shtete dhe nuk kane asnjë ndryshim nga nje vit me pare ne renditje, ndërsa ne piket e mbledhura ka pësuar nje renie te lehte nga 4655 pike ne 4644.

 

Ne raportin e vitit 2015, Shqipëria zinte vendin e 95-të, ndërsa ne vitin 2014 ishte ne vend te 62-të, çka përkthehet në një humbje me 47 pozicione ne tre vitet e fundit. Në raportin aktual, Shqipëria lë pas me diferencë të madhe te gjitha vendet e rajonit, duke i bere shqiptaret me te palumturit ne rajon e ne Europe. Ne analizimin e te dhënave ne kete raport merren parasysh Prodhimi i Brendshëm Bruto per fryme, perceptimi i korrupsionit, mbështetja sociale, apo jetëgjatësia. Ne krye te renditjes edhe per kete vit jane vendet skandinave, Norvegjia e para, por e ndjekur me diference shume te vogel nga Danimarka e Islanda, ndërsa ne fund te saj shtetet afrikane te Tanzanise, Burundit e Republikës se Afrikës Qendrore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *