Subscribe

Këshilli i sigurimit miratoi unanimisht një grup të ri sanksionesh të hartuara nga Shtetet e Bashkuara mbi Korenë e Veriut  në përgjigje të testeve të saj të fundit me raketa balistike.

 

Rezoluta përfshin masat për të ulur importet e benzinës së vendit komunist deri në 90%, ndalon eksportet e pajisjeve industriale, makinerive, automjeteve të transportit dhe metaleve industriale në Korenë e Veriut. Rezoluta ndalon gjithashtu të gjitha përpjekjet për kontrabandimin e mallrave përmes detit. Edhe Kina e Rusia, partnerët kryesorë tregtarë të Koresë së Veriut, votuan në favor të sanksioneve. Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, përshëndeti rezolutën. Me anë të një postimi në Twitter.

 

“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi 15-0 në favor të sanksioneve shtesë mbi Korenë e Veriut. Bota dëshiron paqe, jo vdekje!”

 

Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve në OKB, u shpreh se sanksionet e reja, dërguan një “mesazh të qartë ndaj Phenianit se kundërshtimi i mëtejshëm, do të pasohet me dënime dhe izolim. Koreja e Veriut është shembulli më tragjik i së keqes në botën moderne”, tha Nika Haley.

 

Uashingtoni ka vendosur sanksione mbi Phenianin që në vitin 2008, të cilat përfshijnë ngrirjen e aseteve të individëve dhe kompanive që lidhen me programin bërthamor të Phenianit, si dhe ndalimin e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në vend. Por lideri I Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vazhdon t’i shpërfillë duke kërcënuar me raketa balistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *