E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

OKB për mbylljen e shkollave: Bota po përjeton një katastrofë

An empty classroom is seen after Belgium's government ordered schools, cafes, restaurants and some shops to close due to the coronavirus disease (COVID-19), in Brussels, Belgium March 13, 2020. REUTERS/Francois Lenoir

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duke komentuar mbylljen e shkollave, tha në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në “Twitter” se ekziston rreziku i “një katastrofe për  gjeneratat”.

Në muajin korrik, mbi një miliardë nxënës në 160 vende u prekën nga mbyllja e shkollës e shkaktuar nga pandemia, ndërsa 40 milionë fëmijë nuk ishin në gjendje të ndiqnin çerdhet dhe kopshtet.

Para pandemisë, mbi 250 milionë nxënës nuk ishin në shkollë dhe vetëm një e katërta e nxënësv të shkollës së mesme në vendet në zhvillim braktisën shkollën për arsye të ndryshme.

Pandemia ka shkaktuar mbi 18 milionë raste me koronavirus në të gjithë botën, sipas shifrave zyrtarisht, nga të cilat, rreth 10 milionë pacientë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara është vendi më i prekur, me mbi 154 mijë vdekje. Pastaj është Brazili me 94 mijë dhe më pas Meksika, Mbretëria e Bashkuar dhe India.

Vazhdo të lexosh

Reklamë