E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

OKB paralajmëron për armët bërthamore

Ekspertja e larte e sigurisë ne Kombet e Bashkuara ka paralajmëruar se rreziku i përdorimit te armeve bërthamore është ne nivelin me te larte qe nga lufta e dyte botërore.

 

Ajo e quajti këtë një çështje urgjente qe bota duhet ta marre me seriozisht. Renata Duan, deklaroi se marrëveshjet tradicionale te kontrollit te armeve gjithashtu janë duke u shkatërruar nga shfaqja e llojeve te reja te luftës, me përhapjen gjithnjë e me te madhe te grupeve te armatosura dhe teknologjive te reja.

 

Reklamë

Ekspertja e OKB-së, vlerëson se peizazhi i kontrollit te armeve po ndryshon, pjesërisht për shkak te konkurrencës strategjike midis Kinës dhe Shteteve te Bashkuara.

 

Ajo i beri apel Këshillit te Sigurimit qe ta vendose ne fokus menaxhimin e këtij rreziku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë