E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

OKB: Një e treta e grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se një e treta e të gjitha grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre.

Sipas tyre, gjysma e grave të vrara në të gjithë botën, kanë pësuar nga partnerët ose familja.

Të dhënat u publikuan të hënën, në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave.

Sipas raportit, numri i saktë i përdhunimeve dhe sulmeve seksuale është vështirë të dihet për shkak të frikës së shpeshtë të viktimave që t’i raportojnë ato.

Reklamë

Megjithatë, thekson raporti, rreth 15 milionë vajza adoleshente në të gjithë botën kanë pasur seks të detyruar në një moment të jetës së tyre.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndër shkeljet më të përhapura dhe më shkatërruese të të drejtave të njeriut, por shumë shpesh nuk raportohet për shkak të pandëshkueshmërisë, turpit dhe pabarazisë gjinore”, theksojnë Kombet e Bashkuara./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë