Dividenti dixhital mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim po thellohet paralajmëronte një raporti i Kombeve të Bashkuara për internetin.

 

Diferencat po shtohen falë rritjes së shpejtësive në vendet e zhvilluara ndërsa për pjesën tjetër të botës kanë ngelur statike.

 

Sipas raportit afro 52% e popullsisë nuk ka fare akses në internet. Shpejtësia mesatare e internetin është 7.2 Mbps.

 

Megjithatë kjo statistikë fsheh diferencat mes vendeve të botës. Konkretisht Koreja e Jugut ka një shpejtësi mesatare prej 28.6 Mbps ndërsa në Singapor interneti shkon deri në 184 Mbps.

 

Në kontrast janë shumë vend në zhvillim ku përfshihet edhe Shqipëria. Në Nigeria shpejtësia mesatare e internetit është vetëm 1.5 Mbps dhe nuk është përmirësuar aspak që nga raporti i vitit të kaluar.

 

Sipas Kombeve të Bashkuara, hendeku mes vendeve Hi-Tech dhe atyre në zhvillim po zgjerohet për shkak se teknologjia ka ndihmuar miliona njerëz dhe shoqëri të arrijnë objektivat e tyre socialë.

 

Përdorimi i lartë i teknologjive të informacionit dhe komunikimit mund të rrisin zhvillimin e një vendi.

 

Diferencat ishin edhe rajonale. Konkretisht Europa ka një normë penetrimi prej 76% të internetit ndërsa në Afrikë vetëm 21.8% gëzojnë të drejtën e të paturit internet.

 

Raporti dhe Shqipëria

 

Në raport përmendet edhe Shqipëria. Sipas të dhënave të publikuara, 66% e qytetarëve përdorin internetin në Shqipëri.

 

Në Malin e Zi kjo statistikë është 69.9%, në Maqedoni 72.2%, në Serbi 67% dhe Greqi 69.1%.

 

Në 100 Shqiptarë, vetëm 8 prej tyre kanë një shërbim fiks në shtëpitë e tyre ndërsa 52 prej tyre një telefon celular me akses në internet.

 

Ndërsa raporti shpreh me shqetësim hendekun mes vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara, në Shqipëri prej vitesh ekziston një hendek i thellë mes shërbimeve të internetit fiks dhe atij mobil jo vetëm në shërbim por edhe infrastrukturë, raporton PC World.al.

 

Raporti citonte se arsyet kryesore të kësaj prapambetjeje në vendet në zhvillim është pikërisht mungesa e infrastrukturës, kostoja, mungesa e aftësive dhe e përmbajtjeve lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *