Përshkallëzimi i situatës në Alepo ka sjellë reagimin e ashpër të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili ka thënë se ndihet i tronditur nga sulmet ajrorë që u kanë marrë jetën dhjetëra civilëve ne Siri. Duke folur për mediat zëdhënësi i Ban ki Moon, Stefan Dujariç, ka thënë se Kombet e Bashkuara po ndjekin nga afër situatën në terren dhe se përdorimi i armeve të rënda bunker-shkatërruese dhe sulmet e vazhdueshme ajrore, kanë alarmuar OKB-në. Për këtë arsye, zyrtari më i lartë i kësaj organizate i bën thirrje Rusisë dhe Sirisë të frenojnë menjëherë ofensivën e tyre në Alepo dhe të lejojnë armëpushimin. Nga të dhënat e Observatorit Sirian Për të Drejtat e Njeriut më shumë se 45 persona, mes të cilëve dhe 10 fëmijë janë vrarë nga bombardimet. Qëndrimi i ashpër i Ban ki Moon vjen pasi Rusia dhe Siria u akuzuan nga perëndimi si përgjegjëse për sulmin ndaj karvanit të ndihmave të komunitetit ndërkombëtar, duke shkatërruar armëpushimin. Një qëndrim i tillë është përgënjeshtruar nga Moska, e cila ka thënë se këto janë akuza të pabaza.
Që prej nisjes së konfliktit në Siri më shume se 300 mijë persona kanë humbur jetën, mes të cilëve shumë fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *