E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

OKB: Jo njohjes së sovranitetit izraelit mbi lartësitë Golan

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur sovranitetin izraelit mbi territorin e lartësive të Golanit, është dënuar nga shumë vende të botës, përfshirë Iranin, Sirinë, Turqinë dhe Rusinë.

 

Ministria e jashtme turke deklaroi se administrata amerikane vazhdon qasjen e saj për të qenë pjesë e problemit, në vend qe te jete pjese e zgjidhjes në Lindjen e Mesme. Ndërsa Liga Arabe e konsideron vendimin e presidentit amerikan si një krim dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar … që dëmton autoritetin amerikan jo vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në botë.

 

Reklamë

Sipas Kombeve të Bashkuara, “statusi i Golanit nuk ka ndryshuar dhe politika e OKB-së është pasqyruar në rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit.

 

Edhe Bashkimi Evropian përsëriti qëndrimin kundër “njohjes së sovranitetit izraelit mbi territoret, përfshirë Lartësirat e Golanit, të pushtuara që nga viti 1967”.

 

Ndërsa Rusia deklaroi se qëndrimi i saj mbi Lartësitë e Golanit mbetet i pandryshuar duke theksuar se kjo lëvizje e SHBA-ve do të përkeqësojë më tej situatën në rajon.

 

Izraeli i pushtoi Lartësitë e Golanit gjatë luftës gjashtëditore të vitit 1967, zyrtarisht i aneksoi në vitin 1981, një veprim i kundërshtuar njëzëri në atë kohë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë