Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

24 Qershor 15:35

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Territoret e Pushtuara, Jonathan Whittall, e akuzoi Izraelin se po pengon qëllimisht përdorimin e sistemeve të sprovuara të OKB-së.

“Ne mund të arrijmë çdo familje në Gaza – siç kemi bërë në të kaluarën – por na pengojnë ta bëjmë këtë në çdo hap”, tha ai në Deir el-Balah në Rripin e Gazës. Kushtet katastrofike janë “plotësisht të shmangshme”, tha Whittall. “Këto janë kushte që janë krijuar për të vrarë.” Fuqia pushtuese, Izraeli, duket se po ndjek politikën e “shfarosjes së palestinezëve nga jeta”.

OKB: Vdekje thuajse të përditshme gjatë kërkimit të ushqimit

Forcat ushtarake izraelite hapin vazhdimisht zjarr ndaj njerëzve që përpiqen të marrnin ushqime, tha Whittall. Përpjekja për të mbijetuar shpesh dënohet me “dënim me vdekje”. Që nga heqja e bllokadës izraelite të furnizimit një muaj më parë, janë vrarë “pothuajse çdo ditë” njerëz që ishin në kërkim të ushqimit.

Përfaqësuesi i OKB-së e akuzoi udhëheqjen izraelite për ngritjen e qëllimshme të qendrave të shpërndarjes së ushqimit, të cilat operohen në bashkëpunim me SHBA-në, në zona të militarizuara. Personeli i ngarkuar me mbrojtjen e autokolonave të ndihmave është qëlluar gjithashtu. Viktimat shpesh kanë qenë në vende ku nuk arrinin të depërtonin ambulancat.

Mungesë uji të pijshëm

Gjithashtu nuk ka mjaftueshëm ujë të pijshëm. Nga njëra anë sepse nuk ka karburant për pompat. Dhe nga ana tjetër se disa puse janë të paarritshme për shkak të situatës së rrezikshme. Ujërat e zeza derdhen në rrugë dhe po përhapen sëmundje. Objekteve mjekësore që kanë mbetur pa u shkatërruar u mungojnë gjithashtu mjetet për nevojat më themelore. Popullsia është përqendruar në 17 përqind të territorit të Rripit të Gazës, tha përfaqësuesi i OKB-së./dw

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Izrael OKB

Nga e njëjta kategori

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si mund të ndikojë në tretje dhe shëndetin e zorrëve

më shumë...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

më shumë...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

më shumë...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon në supersfidën me Vllazninë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.