Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara këtë të premte ka rënë dakord që të zhvillojë një mision fakt-mbledhës ndërkombëtar për të dokumentuar shkeljet në Venezuelë, përfshirë torturat dhe mijëra ekzekutime.

 

Ndërkohë që ambasadori i Venezuelës Jorge Valero hodhi poshtë atë që e quajti “rezolutë armiqësore”, përgatitur nga Argjentina, Brazili, Kili, Kolumbia dhe Peruja vende të cilat kanë pritur me miliona refugjatë venezueljanë, si pjesë e një fushate të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

 

Forumi i Gjenevës miratoi tekstin e atij që njihet si Grupi i Limës me 19 vota pro, shtatë kundër dhe 21 abstenime, në dita e fundit të një seance tre-javore.

 

Grupi i Limës përbërë nga 12 shtete dhe shumica e kombeve perëndimore kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si Presidentin e përkohshëm legjitim të Venezuelës.

 

Rezoluta dënon shtypjen dhe persekutimin e ushtruar në shkallë të gjerë përmes përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë, mbylljen e mediave dhe keqpërdorim e ligjit.

 

Sipas mediave ndërkombëtare të paktën 3.7 milionë vetë në Venezuelë rezultojnë të “të kequshqyer” në kushtet e mungesës së theksuar të ushqimeve, vaksinave dhe qasjes tek kujdesi shëndetësor, thuhet gjithashtu në rezolutën e miratuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *