Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 July 2025
Vizion fokus

Gazetari: Rama po kërkon bashkëqeverisje, do të largojë socialistët...

Champions/ Drita bëhet skuadra e parë nga Kosova që...

Prishja e ndërtimeve pa leje dhe dorëheqja e drejtorëve,...

Ultimatumi i Ramës për Bashkitë, deputeti: Kryeministri po imiton...

Dorëheqja e drejtorëve të Bashkive, avokati: Ndërhyrja e kryeministrit...

“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti:...

Shkarkimi i drejtorëve? Deputeti i Lëvizjes Bashkë: Rama po...

Pse gjithë ky aksion tani në verë? Gazetari: Nuk...

“Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: S’do...

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra...

OKB detyrohet të ndalë dërgimin e ndihmave në Gazë

17 Nëntor 22:42

Kombet e Bashkuara u detyruan të ndalonin dërgimin e ushqimeve dhe artikujve të tjerë të nevojshëm në Gazë të premten dhe paralajmëruan për rrezikun e përhapjes së urisë, ndërkohë që shërbimet e internetit dhe ato telefonike janë ndërprerë për shkak të mungesës së energjisë.

 

Ndërprerja prej dy ditësh e komunikimit, i izolon 2.3 milionë banorët e Gazës nga njëri-tjetri dhe nga bota e jashtme – dhe paralizon koordinimin e ndihmave, që edhe para kësaj ndërprerjeje ishte tepër e vështirë për shkak të mungesës së karburantit.

 

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, nuk arriti të fuste në territor autokolonën e saj të ndihmave, tha zëdhënësja Juliette Touma. Është e paqartë se sa gjatë do të vazhdojë kjo gjendje, duke pasur parasysh se nuk ka gjasa që Izraeli të lejojë së shpejti hyrjen e sasive të tjera të karburantit.

 

“Një ndërprerje e zgjatur do të thotë një pezullim i zgjatur i operacioneve tona humanitare në Rripin e Gazës”, tha zonja Touma për Agjencinë Associated Press.

Ndërkohë, forcat izraelite kanë sinjalizuar se mund të zgjerojnë ofensivën e tyre drejt jugut të Gazës, ndërsa vazhdojnë operacionet në veri.

 

Trupat kanë bërë kontrolle në spitalin më të madh Al-Shifa për gjurmë të një qendre komande të Hamasit që ushtria izraelite thotë se ndodhej nën kompleks. Ata kanë shfaqur pamje të asaj që thonë se është hyrja e një tuneli dhe armësh të gjetura brenda kompleksit, por akoma nuk kanë paraqitur prova për praninë e një qendre komande, e cila Hamasi dhe presoneli i spitalit thonë se nuk ekziston.

 

Të premten, ushtria izarelite tha se gjeti trupin pa jetë të një ushtareje që ishte marrë peng në një ndërtesë ngjitur me spitalin Al-Shifa duke e identifikuar atë si Noa Marciano. Në të njëjtin vend ishte gjetur edhe trupi i një pengu tjetër, Yehudit Weiss.

 

Lufta që ka hyrë në javën e gjashtë, filloi kur Hamasi, të cilin Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë një organizatë terroriste, ndërmori një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit më 7 tetor, ku humbën jetën mbi 1200 vetë, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 240 burra, gra dhe fëmijë.

 

Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë javore ajrore dhe ndërhyrje tokësore në Gazën veriore, me synimin për të rrëzuar Hamasin nga pushteti dhe për të shtypur aftësitë e tij ushtarake. Më shumë se 11,400 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy të tretat gra dhe të mitur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, nën varësinë e Hamasit.

 

2700 të tjerë njoftohet se rezultojnë të zhdukur, shumica prej të cilëve besohet të kenë mbetur nën rrënoja. Këto shifra nuk bëjnë dallim mes vdekjeve të civilëve dhe militantëve dhe Izraeli thotë se ka vrarë mijëra militantë./VOA/

Posted Under:
Uncategorized
Tagged:
Gaza Ndihma humanitare OKB

Nga e njëjta kategori

Ju sëmur kondicioneri, ja si të shpëtoni nga dhimbjet e shpinës

më shumë...

Si ndikon i nxehti në humorin tonë

më shumë...

Çfarë e emocionoi Taulant Stërmasin? Historia e tre kampionëve që jetuan në shtëpinë e tij për vite

më shumë...

Si të përdorim të bardhën e vezës për flokët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:45

Farat e shalqirit në dietë, zbuloni përfitimet...

10:44

Gazetari: Rama po kërkon bashkëqeverisje, do të...

10:40

Champions/ Drita bëhet skuadra e parë nga...

10:29

Prishja e ndërtimeve pa leje dhe dorëheqja...

10:13

Ultimatumi i Ramës për Bashkitë, deputeti: Kryeministri...

10:03

“Investova I70 mijë euro dhe mi shembën”,...

9:52

A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar?...

9:48

Dorëheqja e drejtorëve të Bashkive, avokati: Ndërhyrja...

9:35

“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po...

9:29

Shkarkimi i drejtorëve? Deputeti i Lëvizjes Bashkë:...

9:23

Pse gjithë ky aksion tani në verë?...

9:16

“Unë nuk jam në anën e askujt”,...

9:02

Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për...

8:52

Hapa të thjeshtë se si të kuptojmë...

8:24

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë,...

8:12

Ish-futbollisti gjerman: Problemi më i madh i...

8:06

E rëndë në Itali! U ngjit bashkë...

7:37

“Jo faturë për ambulantët”, Tatimet: E detyrueshme...

7:11

Rutte: Nëse vazhdojnë marrëveshjet me Rusinë, do...

6:59

Bilbao “blindon” deri në vitin 2035 Nico...

Më të klikuarat

  • A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar? Pronari i bujtinës në...
  • “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, qytetarët nisen drejt...
  • Rrëzohet aeroplani në Florida, ja momenti kur banorët shpëto...
  • Aksident tragjik në Itali, humbin jetën tre burra, në gjendj...
  • “Morëm porosi të vrisnim vëllanë e Talo Çelës, por ne s’doni...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services