Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ishte i tronditur” nga vdekja e disidentit rus, Alexei Navalny.

Ai bëri thirrje për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent për rrethanat që çuan në vdekjen e tij.

Vetë Guterres, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, foli më herët për sfida ekzistenciale dhe rrezikun bërthamor, duke theksuar se bota është më e fragmentuar sot sesa gjatë Luftës së Ftohtë.

“Shumë vende e injorojnë Kartën e Kombeve të Bashkuara,” tha zoti Guterres nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, duke iu referuar veçanërisht rastit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës si një “shkelje e qartë” e saj.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, shefi i OKB-së tha se nuk ka asnjë justifikim për aktet e tmerrshme të dhunës të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, duke vënë në dukje në të njëjtën kohë se dënimi kolektiv i Izraelit i njerëzve në Gaza është po ashtu i tmerrshëm.

Situata në Gaza është e tmerrshme, shtoi ai, dhe bëri thirrje përsëri për një armëpushim humanitar dhe krijimin e bazës në mënyrë që, siç tha ai, të arrihet përparim drejt një zgjidhjeje me dy shtete./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *