E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ohri mbledh liderët e Ballkanit, Rama, Zaev dhe Vuçiç

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Ohër këtë fundjavë. Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian.

 

Të shtunën, liderët nga vende nga Ballkani Perëndimor do të priten nga presidenti I Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe një ditë më pas të dielën do të mbahet samiti, i cili do të pasohet me një deklaratë përpara mediave.

 

Reklamë

Në samit përveç liderëve të cilët u mblodhën në Novi Sad të Serbisë pak ditë më parë, në kuadër të “minishengenit” ballkanik Edi Rama Zoran Zaev dhe Aleksandar vucic, do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Bosnjë Hercegovinës.

 

Ndërsa Mali i zi do të përfaqësohet në nivel ministri. Ende nuk bëhet e ditur nëse do të ketë përfaqësim nga Kosova.

Vazhdo të lexosh

Reklamë