Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Prokuroria e Posaçme, që ka të bëjë me tentativën për të ekzekutuar një person.

 

Në pranga ka rënë Albert Pashaj. Sipas SPAK, ky i fundit akuzohet se ka paguar Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasen për të vrarë Aredin Beharin. Vrasësit me pagesë i bënë dy herë atentat shënjestrës, një herë në vitin 2017 dhe një herë në vitin 2019 në qytetin e Fierit.

 

Hetimet janë thelluar pas operacionit “Plumbi i Artë” dhe pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Henrik Hoxhaj.

 

Ky i fundit ka zbërthyer të gjithë skemën dhe organizimin e atentatit të cilin ishte paguar. Sipas hetimeve, Albert Pashaj kishte konflikte të vazhdueshme me Aredin Beharin ndaj kishte vendosur eliminimin e tij. Ai kishte kontaktuar Henrik Hoxhajn.

 

Ky i fundit mori përsipër kryerjen e krimit dhe u lidh më pas me Skerdi Tasen. Dy vrasësit me pagesë arritën të siguronin edhe armën me të cilën do të realizonin krimin dhe më pas vëzhguan për një kohë të gjatë shënjestrën e tyre. Atentati nuk u realizua, pasi fatmirësisht Behari i pikasi autorët dhe u shtri në tokë duke i shpëtuar vrasjes.

 

Më pas Pashaj në vitin 2019 kontaktoi sërish Hoxhajn dhe Tasen, duke iu ofruar 80 mijë eurot për të kryer krimin.

 

Autorët gjetën armën dhe mjetin, dhe këtë herë Henrik Hoxhaj do të qëllonte mbi shënjestrën, pasi herën e parë Tase dështoi. Fatmirësisht arma tip “kallashnikov” u bllokua dhe Aredin Behari arriti që t’i shpëtojë atentatit për herë të dytë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *