Subscribe

Operacioni Forca e Ligjit, zyrtarisht do të skadojë më 1 janar të vitit 2021, duke përmbyllur kështu punën për hetimin e pasurive të personave të dënuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Por për shkak të pandemisë, OFL u detyrua që të ndërpresë aktivitetin për disa muaj: kjo ka bërë që ministria e Brendshme të kërkojë një akt tjetër normativ për të shtyrë afatin.

 

Nëse qeveria e pranon kërkesën, OFL do te ketë në fokus vetëm me ata persona, që për arsye të ndryshme ende nuk e kanë marrë formularin për deklarim pasurie.

 

Nga fillimi i punës së OFL dhe deri më 16 dhjetor 2020, ky operacion iu ka dërguar 589 kërkesa për deklarim pasurie të gjithë personave që janë të përfshirë në botën e krimit.

 

Ndërkohë SPAK deri më 5 nëntor të këtij viti ka marrë në dorëzim 192 kërkesa për hetim pasurie, pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë justifikuar pasurinë brenda 48 orëve, siç parashikohet edhe në ligj.

 

Më herët prokuroria antikorrupsion kërkoi që formularët e OFL të trajtohen edhe në Prokuroritë e rretheve, kjo për shkak se ajo nuk e përballon dot fluksin e tyre.

 

Sipas ligjit pasuritë e bllokuara priten të kthehen në objekte sociale si kopshte çerdhe shkolla apo rajone policie. Objekti i parë e mesa duket edhe i fundit për këtë vit, i sekuestruar,  ishte resorti Golden i Hajrave në Shijak, i cili aktualisht është nën administrimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara.

 

Edhe pse OFL ka shënjestruar subjektet me të shkuar kriminale, shumë prej tyre kanë kaluar sprovën e pasurisë në SPAK apo në dyert e gjykatave. Rasti konkret është pasuria e Lulzim Berishës, ku OFL kërkoi mbi 20 prona të tij, por ato u liruan dhe iu kthyen sërish me argumentin se i kishte te justifikuara.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *