E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

OFL iu dërgon formularin për justifikimin e pasurisë 2 të dënuarve për vrasje (Emrat)

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar këtë të mërkurë në Gjirokastër dhe Përmet, ku iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit dy të dënuarve për vrasje.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë brenda 48 orëve Barjam Boci dhe Përparim Muhameti.

Reklamë

Boci është i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, në pesë raste.

Nga ana tjetër, edhe Muhameti është dënuar për vrasje. Ai ka ekzekutuar në vitin 1997 Astrit Alinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë