Kryetari i lidhjes demokratike te Kosoves Isa Mustafa ka deklaruar se partia që ai drejton i ka dërguar levizjes Vetëvendosje ofertën e fundit dhe nëse ekziston vullneti, marrëveshja arrihet brenda pak minutash dhe takimet treorëshe pa arritur marrëveshje janë të kota.
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka hedhur poshte Albin Kurtit oferten e tij te fundit, duke këmbëngulur në largimin e Glauk Konjufces nga radhët e Vetëvendosjes nga posti I kryeparlamentarit si dhe marrjen e postit te presidentit pas nje viti te bashkeqeverisjes.
PROPOZIMET E LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES
-
LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore, VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit. Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, kurse LDK-ja një pozitë Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës
Ne kete menyre LDK nuk pranon te marr nje ministri me shume , sic ishte propozimi i fundit i kurtit. Lidhja demokratike e Kosoves kembengul qe vetem me pranimin e ketyre kerkesave do te arrihet marreveshja sa me e shpejte per koalicionin qeverises.
Bisedimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, ngecën që pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar I parlamentit.