E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ofensiva turke në Siri

Turqia vazhdon ofensivën ajrore dhe tokësore në veri të Sirisë, ndërsa është konfirmuar vrasja e të paktën 25 militantëve kurd në qytetin Jarablus. Pas bombardimeve të dy avionëve F-16 në këtë rajon verior ku operojnë njësit e mbrojtjes së popullsisë kurde, që Ankaraja zyrtare i cilëson si organizatë terroriste, është vijuar me sulmin tokësor ushtarak. Më herë të këtë zonë, një ushtar turk humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën nga goditja me predhë e një tanku. Por paralelisht nga informacione zyrtare të Ankarasë, një grup monitorimi vendas ka raportuar se gjatë bombardimeve turke kanë humbur jetën të paktën 35 civile dhe katër militantë, por këto të dhëna nuk janë konfirmuar ende. Turqia vendosi të nisë ofensivën tokësore në Siri, për të luftuar kurdët dhe militantët e ISIS, të cilët autoritetet në vend i bëjnë përgjegjëse për sulmet e fundit terroriste në disa zona të ndryshme të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë