Ofensiva për të marrë Mosulin

Mijëra persona po trajtohen për shkak te problemeve të rënda në frymëmarrje, pasi militantë të ISIS kanë shënjestruar një uzinë me sulfur pranë qytetit Mosul. Sulmi i ekstremisteve erdhi si përpjekje për të penguar ofensivën e forcave ushtarake irakene të mbështetur nga ndërkombëtaret. Deri më tani nuk janë raportuar viktima, por një re e madhe e bardhë e shkaktuar nga zjarri i vënë në këtë fabrikë ka mbuluar zonën. Nga ana tjetër kurdët kanë avancuar në fshatrat veriore te Mosulit. Ata janë afruar ne një distance 5 km, ndërsa kane liruar te paktën 50 fshatra përreth. Por ndërsa luftimet vijojnë, Ankaraja zyrtare ka shprehur skepticizmin e saj për rezultatet e kësaj ofensive, duke kërkuar goditje më intensive. Kryeministri turk deklaroi se vendi i tij është i gatshëm te udhëheqë operacionet ne veri te Irakut.




