Operacioni per rimarrjen e qytetit irakian te Mosulit nga Shteti Islamik po kryhet me shpejt nga sa ishte parashikuar. Kryeministri i vendit Haider Al-Abadi deklaroi se kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes forcave irakiane dhe atyre kurde, te përfshira ne te. Ne nje lidhje përmes internetit me nje takim ndërkombëtar ne Paris te fokusuar tek e ardhmja e Mosulit, kryeministri tha se është tejkaluar edhe plani i operacionit per çlirimin e territoreve nga ISIS.
Ndonëse ka raportime se disa nga liderët e Shtetit Islamik kane lene qytetin, jane rreth 5 mije luftëtarë qe përballen me trupat irakiane. Luftëtarët kurde kane nisur ofensivën ne shkalle te gjere nga lindja dhe veriu i Mosulit, kurse forcat e ushtrise irakiane nga jugu. Ne sulme jane bashkuar edhe forcat speciale. Vendndodhja e liderit te Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi nuk dihet. Sipas forcave kurde, qellimi eshte clirimi i fshatrave per te siguruar kontrollin e zonave strategjike e per te kufizuar lëvizjet e ISIS. Ndërsa luftimet vazhdojnë, banoret e bllokuar po vuajnë mungesën e ushqimeve. Megjithatë, kryeministri Abadi ka premtuar mbështetje per ta. Nga ana tjetër, presidenti francez Hollande, qe drejton takimin per Mosulin ka paralajmëruar se luftëtaret e ISIS po largohen edhe nga qyteti sirian i Rakas dhe kerkoi shtimin e përpjekjeve per te mos e lejuar qe kjo te ndodhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *