E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ofensiva në Mosul kundër ISIS

Pas katër orësh luftime, forcat irakiane kane marre ne kontroll aeroportin e Mosulit, qe mbahej nga militantet e Shtetit Islamik. Kjo ishte nje fitore e rëndësishme, ndërsa vijojnë përpjekjet per te larguar ISIS nga pjesa perëndimore e qytetit.

 

Xhihadistet te vendosur ne ndërtesat e aeroportit sulmuan ushtrinë, duke qëlluar edhe me mortaja. Pista e aeroportit është dëmtuar, por zona konsiderohet e rëndësishme. Luftime u zhvilluan edhe pranë nje baze ushtarake.

 

Reklamë

Lindja e Mosulit është ne duart e ushtrisë qe prej muajit te shkuar, por ne perëndim situata është e ndryshme. Edhe pse ne nje sipërfaqe me te vogël se pjesa lindore, Mosuli perëndimor ka nje popullsi te madhe dhe përbehet nga lagje, ku mbështetja ndaj ISIS është e madhe. Ne luftime jane përfshire 100 mije trupa nga Iraku, luftëtare kurdë dhe forca shiite.

 

OKB ka shprehur shqetësim per fatin e 650 mije civileve qe gjenden ende te bllokuar ne qytet, ndersa 160 mije te tjere e kane braktisur ate.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë