Subscribe

Opozita është e gatshme te punoje per 7 ligjet e reformës ne drejtësi, por vetëm kur kushtetuta te hyje ne fuqi. Ky vullnet është bere i qarte nga nënkryetari i Komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi, Oerd Bylykbashi, ne nje leter drejtuar kryetarit te komisionit Fatmir Xhafaj. Letra i referohet ftesës per te festuar mbrëmjen e se enjtes  mbylljen e reformës dhe nëpërmjet saj Bylykbashi ve ne dukje se tani është koha per te punuar.

“Është koha për angazhim dhe jo për vetëkënaqësi, shfaqje apo ceremoni pompoze për një proces që deri më sot nuk nderon forcën që përfaqësoni dhe Kuvendin e Shqipërisë. Opozita dhe ekspertët e saj janë gati të angazhohen në hartimin konsensual të këtyre ligjeve, duke filluar nga ligji për vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sigurisht në përputhje me Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese që sigurojnë legjitimitetin e Reformës.”

Pak ore me vone ne nje reagim ndaj deklaratës se socialistit Fatmir Xhafaj, Bylykbashi ka theksuar se ligjet e reformës mund te kalojnë vetëm ne muajin gusht. “Opozita po punon per te përmbyllur ligjin e Vetting-ut. Por te pretendosh qe Parlamenti mund te miratoje ligjin kete jave pa hyre ne fuqi amendamentet kushtetuese me date 11 gusht, eshte nje gafe qe as ai qe ka mbaruar juridikun pa shkëputje nga puna dhe natën, nuk e bën.” ka deklaruar Bylykbashi. Nënkryetari i Komisionit te reformës ne drejtësi ka përsëritur se opozita është e gatshme te kontribuoje me konsensus ne procesin e hartimit te ligjeve, duke i kujtuar socialistit Xhafaj se komisioni ka 5 anëtare te mazhorances dhe 5 te opozitës, dhe është histori konsensusi dhe jo protagonizmi kryetaresh.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *