Grupi i punës per reformen Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me dy ekspertet e ODIHR qe do te japin ndihmen e tyre per te gjithe procesin e reformimit te kuadrit ligjor per zgjedhjet.

Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe opozita ka theksuar se qellimi kryesor eshte garantimi i nje procesi te ndershem zgjedhor.

Te merkuren grupi i punes do te zhvilloje mbledhjen e pare qe prej arritjes se marreveshjes se 14 janarit dhe do te diskutoje propozimet konkrete te opozites.

Partia Socialiste e ka paraqitur qe ne fillim draftin e saj prej 82 faqesh qe eshte ai i hartuar nga ekspertet e komisionit  Ilir Rusmali e Viktor Gumi.

Nga ana tjeter opozita do te sjelle ne tryeze draftet e saj per cdo ceshtje te rendesishme dhe te dy palet do te diskutojne per te gjetur konsensus mbi ndryshimet ne kuadrin ligjor per zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *