E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

ODIHR mban pezull reformën zgjedhore/ Bylykbashi: PS ka frikë nga përgjigja

Kërkesa e opozitës jashtëparlamentare për t’ju drejtuar për mendim ODIHR për çështjen e listave dhe koalicioneve po mban peng përfundimin e procesit për reformën zgjedhore.

 

Reklamë

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik u mbyll pa asnjë konsensus. Oerd Bylykbashi deklaroi se mazhoranca i frikësohet përgjigjes që do të vijë nga ODIHR.

 

 

“Opozita nguli këmbë në mbledhje që e vetmja pikë e agjendës të jetë nënshkrimi i përbashkët për kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR për ndryshimin e rregullave themelore. Gjiknuri ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij për të ndryshuar rregullat, ndërkohë që loja ka filluar. Opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR. PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ai që kemi pranuar të jetë arbitër të gjithë. Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon funksionimin e Këshillit Politik, e për rrjedhojë edhe reformën zgjedhore, që është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Bylykbashi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë