OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës
24 Gusht 10:51
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, se përparësi duhet t’i jepet rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.