OBSH shpall koronavirusin pandemi

Ka pushtuar 114 shtete dhe ka vrarë më shumë se 4 mijë njerëz në të gjithë botën; koronavirusi është shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesu deklaroi këtë të mërkurë se COVID-19 është vlerësuar si pandemi për shkak të përhapjes së saj në nivele alarmante, ndërsa shtoi se numri i rasteve me koronavirus jashtë Kinës është rritur me 13 herë gjatë dy javëve të fundit.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga nivelet alarmante të përhapjes. Prandaj kemi vlerësuar se COVID-19 mund të konsiderohet si pandemi”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesu.
Mes të tjerash, shefi i OBSH-së theksoi se të gjitha vendet mund ta ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie.




