Virusi gonorrehoea i përhapur nga seksi oral po autoimunizohet dhe po bëhet gjithnjë e më i vështirë për tu kuruar.

 

Alarmi është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka raportuar se në disa raste trajtimi i këtij bakteri ka qenë thuajse i pamundur. Sipas OBSH-së ky infeksion i cili transmetohet në rrugë seksuale po zhvillohet dhe po bëhet gjithnjë e më shumë rezistentë ndaj antibiotikëve.

 

Sipas mjekëve të OBSH-së, nga të dhënat e grumbulluara nga 77 shtete të ndryshme të botës rezulton se gonorrhoea ka shfaqur simptoma të autoimunitetit dhe në të paktën tre raste të evidentuara kurimi ka qenë i pamundur.

 

Këto raste janë shënuar në Spanjë, Francë dhe në Japoni ku ky virus ka qenë totalish i pakurueshëm. Të paktën 78 milion persona  në botë preken nga STI çdo vit.

 

Gonorrhoea është një sëmundje që shkaktohet nga bakteri Neisseria gonorrhoea. Ai përhapet nga seksi i pambrojtur vaginal e anal por edhe nga seksi oral.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *