E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

OBSH: Se dimë nëse të shëruarit nuk mund të infektohen sërish

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se aktualisht “nuk ka të dhëna” që njerëzit që janë shëruar nga sëmundja COVID-19 dhe kanë antitrupa, nuk mund të infektohen sërish.

OBSH-ja po ashtu paralajmëroi kundër “pasaportave të imunitetit” ose “certifikatave” që dëshmojnë se njerëzit e shëruar nuk paraqesin rrezik për të infektuar të tjerët me COVID-19, duke thënë se praktika të tilla në fakt mund të bëjnë që virusi të përhapet më shumë.

Reklamë

Shteti i Kilit javën e kaluar nisi të shpërndajë “pasaporta të shëndetit” për njerëzit që ishin shëruar nga koronavirusi. Në këtë shtet, kushdo që është shëruar nga koronavirusi, mund të rikthehet në punë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 2,8 milionë njerëz nga koronavirusi i ri./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë