Bota
OBSH përgëzon Wuhan për pastrimin e rasteve me koronavirus

Doktore Maria van Kerkhove, drejtuese teknike e Programit të Emergjencave të Shëndetit në OBSH, ka uruar Wuhan që nuk ka më asnjë rast të rëndë me koronavirus. Ajo vlerësoi edhe banorët që respektuan masat dhe qëndruan në shtëpi.
“Është një lajm i mirëpritur të dëgjosh që nuk ka më raste të rënda në Ëuhan. Asgjë përveç admirimit dhe falenderimit për përpjekjen e palodhshme të popullit të Wuhan. Ne ju heqim kapelën dhe ju falenderojmë për përkushtimin duke ndarë me ne atë që keni arritur të bëni.”
Reklamë
Wuhan ishte qyteti kinez ku shpërtheu për herë të parë koronavirusi, për tu’u përhapur më pas në të gjithë botën. Wuhan u fut në izolim total në janar dhe arriti të dalë prej tij vetëm në prill.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




