Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
06 June 2026
Vizion fokus

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell modelin portugez....

Berisha përshëndet protestën, por kundërshton ata që i kërkojnë...

Vajza vrau nënën me thikë në Kurbin, arrestohet nga...

Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë në ditën e...

“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/ Berisha: Deklaratat...

Me not përreth Ishullit të Sazanit, avokatja Eva Buzo...

U plagos gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit,...

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me...

Putini refuzon takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh luftën në...

Përshkallëzim në Gjirin Persik: Irani godet bazat amerikane pas...

OBSH: Një në tre gra janë abuzuar nga partneri

9 Mars 22:55

Pothuajse një në tre gra në mbarë botën përjeton dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj; një sjellje kriminale që është përhapur gjatë pandemisë, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje qeverive që të parandalojnë dhunën, përmirësojnë sherbimet për viktimat dhe të trajtojnë pabarazitë ekonomike që shpesh i detyrojnë gratë dhe vajzat që të qëndrojnë në marrëdhënie abuzive.

 

Djemtë duhet të edukohen në shkollë lidhur me nevojën e respektit të ndërsjellë në marrdhënie dhe miratimit të ndërsjellë për marrdhënie seksuale, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

“Dhuna kundër grave është endemike në çdo shtet dhe kulturë, duke dëmtuar miliona gra dhe familjet e tyre dhe është përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

Rreth 31% e grave nga mosha 14 – 49 ose deri 852 milionë gra kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, tha OBSH-ja në atë që e quajti studimin më të madh të kësaj natyre ndonjëherë, duke përfshirë të dhëna nga shtetet dhe anketa nga viti 2000 deri në vitin 2018.

 

Një bashkëshort ose partner intim është autori më i zakonshëm i këtyre abuzimeve. Një numër disproporcional i viktimave gjenden në vendet më të varfëra. (https://tmsnrt.rs/3t5OO78) Shifrat reale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta si rezultat i mosraportimit të abuzimit seksual, një krim tejet i stigmatizuar.

 

“Këto janë shifra shumë tronditëse dhe në të vërtetë janë një lloj thirrjeje që qeveritë të zgjohen dhe të bëjnë më shumë për të parandaluar këtë dhunë”, tha autorja e raportit Claudia Garcia-Moreno.

 

Në disa rajone, më shumë se gjysma e grave përballen me dhunë, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa citoi Oqeaninë, Afrikën nën-Sahariane dhe Azinë Qendrore. Në vendet me përhapjen më të lartë të këtij fenomeni përfshihen Kiribati, Fixhi, Papua New Guinea, Bangladeshi, Republika Demokratike e Kongos dhe Afganistani, tregojnë të dhënat e OBSH-së.

 

Shifrat më të ulta janë në Evropë, deri në 23% gjatë gjithë jetës. Dhuna fillon në një moshë “të re alarmante”, tha OBSH-ja. Një në katër vajza adoleshente të moshës 15-19 të cilat kanë patur marrëdhënie, i janë nënshtruar dhunës fizike ose seksuale, tha zonja Garcia-Moreno.

 

“Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme dhe formuese në jetë. E dimë që ndikimet e kësaj dhune mund të jenë afatgjata dhe mund të ndikojnë tek shëndeti fizik e mendor dhe mund të shkaktojnë shtatëzani të padëshiruara dhe ndërlikime të tjera”, tha ajo./ VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
dhune gra Organizata Botërore e Shëndetësisë

Nga e njëjta kategori

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell modelin portugez. Gonxhe: Analizë e reflektim për protestën

më shumë...

Vajza vrau nënën me thikë në Kurbin, arrestohet nga policia, procedohet mjekja që plotësoi aktin për vdekje natyrale (EMRI)

më shumë...

Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë në ditën e fundit të një forumi të madh investimesh

më shumë...

VIDEO/ Protesta shtrihet në Diasporë, shqiptarët mbushin sheshin në Milano

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:40

Pajisjiet digjital rrezikojnë fëmijët, mjekët dhe socialogët:...

2:36

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell...

2:19

Alarm në Tiranë, 35-vjeçari prej 3 ditësh...

2:07

Berisha përshëndet protestën, por kundërshton ata që...

1:54

E quajti Mozën shkije, Arbër Sulstarova: Iliri...

1:39

“Ai nuk del nga vetja, publiku e...

1:18

Vajza vrau nënën me thikë në Kurbin,...

12:52

“S’kam patur asnjë përfitim nga Moza”, Sorgini...

12:51

Bordi ul sërish çmimin e naftës, do...

12:49

Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë në...

12:38

“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/...

12:25

Protestë në Palermo kundër dasmës luksoze të...

12:21

Me not përreth Ishullit të Sazanit, avokatja...

12:12

U plagos gjatë operacionit për kapjen e...

11:56

Sot finalja e Miss Shqipëria, gjithçka gati...

11:54

VIDEO/ Protesta shtrihet në Diasporë, shqiptarët mbushin...

11:38

Dy të eliminuar nga Ferma Vip, Moza...

11:29

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, BE: Të...

11:00

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe zbret në...

10:40

I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e...

Më të klikuarat

  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • “Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni...
  • Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe Ilirit, kush u largu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.