Organizata botërore e shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçit të malaries hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të problemeve qe ka shkaktuar tek pacientet, bëri të ditur të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS.

DREJTOR I PERGJITHSHEM OBSH

Grupi ekzekutiv ka vendosur një pezullim të përkohshëm seksionit për hidroksi-klorokuinën, gjatë procesit të testimit, ndërsa të dhënat e sigurisë janë duke u shqyrtuar.

Hidroksi-klorokuina është përmendur nga Presidenti amerikan Donald Trump si një trajtim i mundshëm për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Gjatë konferencës së OBSH-së, Mike Ryan, drejtues i programit të emergjencave vuri në dukje se vendet duhet të punojnë për t’u siguruar që të mos ketë një valë të dytë të virusit, duke krijuar strategji gjithëpërfshirëse për të siguruar një trajektore në rënie të rasteve me COVID-19.

Ryan, theksoi se virusi tashmë po përhapet në pjesë të Amerikës Latine, Azisë së Jugut dhe Afrikës. Sipas tij pandemitë shpesh ndodhin në valë, që do të thotë se zonat ku vala e parë është heshtur, mund të goditen përsëri këtë vit.

Koronavirusi ka infektuar afro 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 346,000. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *