E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

OBSH: Mos u mashtroni, pirja e alkoolit nuk lufton Covid 19

Kush mendon dhe beson ende se konsumi i alkooli mund të parandaloje infektimin me Covid 19, gabon rëndë.

Organizata Botërore e Shëndetit tha se ideja se pirja e alkoolit lufton koronavirusin është një “fake neës”. Madje OBSH shton se ka nga ata që shkojnë përtej imagjinate duke tentuar të pijne alkool etilik për të luftuar Covid 19, gjë e cila është tejet e rrezikshme për shëndetin.

Reklamë

 “Frika dhe dezinformatat kanë krijuar një mit të rrezikshëm që konsumimi i alkoolit mund të vrasë virusin COVID-19. Ai nuk e bën këtë,Konsumimi i alkoolit paraqet rreziqe për shëndetin, por konsumimi i alkoolit etilik me forcë të lartë (etanoli), mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë vdekjen,”  bën të ditur OBSH.

Organizata Botërore e Shëndetit  I bën thirrje qeverive të zbatojnë masa që kufizojnë konsumin e alkoolit.

“Në kohën e bllokimit gjatë pandemisë COVID-19, konsumi i alkoolit mund të përkeqësojë ndjeshmërinë e shëndetit, sjelljet e marrjes së rrezikut, çështjet e shëndetit mendor dhe dhunën”, bënë të ditur  zyrtaret e OBSH.

Vazhdo të lexosh

Reklamë