E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

OBSH miraton për përdorim vaksinën Moderna

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin urgjent të vaksinës Moderna kundër COVID-19, duke u bërë kështu e pesta vaksinë që merr dritën jeshile për injektim.

 

“Qëllimi është të vihen në dispozicion ilaçe, vaksina dhe mjete diagnostikuese sa më shpejt të jetë e mundur”, tha OBSH në një deklaratë.

 

Reklamë

Mariangela Simao, numri dy i OBSH, tha se është e rëndësishme të kemi më shumë vaksina për shkak të problemeve me furnizimin e barnave në shumë vende. 

 

Moderna njoftoi këtë javë planin për të zgjeruar rrjetin e saj të prodhimit në mënyrë që të rrisë kapacitetin e saj deri në 3 miliardë doza në 2022.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë