Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2026
Vizion fokus

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është...

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet...

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive në Iran...

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më...

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për...

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko...

OBSH: Lija e Majmunëve nuk pritet të çojë në pandemi globale!

30 Maj 18:56

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunëve jashtë Afrikës do të çojë në një pandemi.

 

 

Kështu deklaroi një zyrtar të hënën, duke shtuar se mbetet e paqartë nëse personat e infektuar që nuk shfaqin simptoma mund ta transmetojnë sëmundjen.

 

 

Më shumë se 300 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunit – një sëmundje zakonisht e lehtë që përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe puçra në lëkurë të mbushura me qelb – janë raportuar gjatë muajit maj, kryesisht në Evropë.

 

 

OBSH-ja po vlerëson nëse shpërthimi duhet të klasifikohet si “një emergjencë e mundshme e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”. Një vlerësim i tillë, siç u bë për COVID-19 dhe Ebolën, do të ndihmonte në përshpejtimin e kërkimeve dhe financimit, për të frenuar sëmundjen.

 

E pyetur nëse ky shpërthim i lisë së majmunëve ka potencialin të shndërrohet në një pandemi, Rosamund Lewis, drejtuese teknike për linë e majmunëve me Programin e Emergjencave të Shëndetit të OBSH-së tha: “Nuk jemi të sigurtë, por nuk mendojmë se do të avancojë. Për momentin, nuk jemi të shqetësuar për një pandemi globale,”.

 

Me prekjen nga virusi i lisë së majmunit, kohëzgjatja e shfaqjes së skuqjes së lëkurës njihet si periudha infektive, por ka informacion të kufizuar nëse ka ndonjë përhapje të virusit nga njerëz që nuk shfaqin simptoma, shtoi ajo.

 

“Ne vërtetë nuk e dimë ende nëse ka transmetim asimptomatik të lisë së majmunëve – treguesit në të kaluarën kanë qenë se kjo nuk është një veçori kryesore – por mbetet për t’u përcaktuar”, tha ajo.

 

Lloji i virusit që sjell komplikacione vret një pjesë të vogël të të infektuarve, por deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.

 

Shumica e rasteve janë shfaqur në Evropë dhe jo në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore ku virusi është endemik, dhe kryesisht nuk janë të lidhura me udhëtimin.

 

Prandaj, shkencëtarët po mundohen të përcaktojnë se çfarë mund të shpjegojë këtë rritje të pazakontë të rasteve, ndërsa autoritetet e shëndetit publik dyshojnë se ka një shkallë të transmetimit në komunitet.

 

Disa vende kanë filluar të ofrojnë vaksina tek njerëzit që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
Lija e majmuneve OBSH pandemi rastet e reja

Nga e njëjta kategori

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet sërish seanca

më shumë...

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive në Iran nëse shkelet kompromisi

më shumë...

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

më shumë...

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko në protestë. Noka përplaset me socialistin: Do shkosh në burg

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:41

Si t’i zhdukni njollat e yndyrnave lehtësisht...

1:29

Kishin kultivuar kanabis në Fushë Gjormë, një...

1:25

Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që...

1:08

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë...

1:07

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në...

12:58

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë...

12:57

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama...

12:27

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive...

12:13

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike,...

12:06

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri...

12:03

SPAK “zbarkon” në Devoll, kontrolle në banesën...

11:59

Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe...

11:51

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet...

11:29

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla:...

11:15

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke...

11:08

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së...

10:59

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të...

10:54

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit:...

10:31

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir...

10:02

Arrestime në Kadastrën e Dibrës, 14 masa...

Më të klikuarat

  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.